Një klasik historike për Sergio Busquets

Nesër nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Spanjës “Del Rey”, mes Real Madrid dhe Barcelonës. Nuk dihet ende se kush do të jetë startues në këtë super ndeshje, por pritet të jetë një klasike historike, me Sergio Busquets që nëse starton do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje,…

Sport

01/03/2023 16:28

Nesër nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Spanjës “Del Rey”, mes Real Madrid dhe Barcelonës.

Nuk dihet ende se kush do të jetë startues në këtë super ndeshje, por pritet të jetë një klasike historike, me Sergio Busquets që nëse starton do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje, shkruan Lajmi.net

Për momentin mesfushori i Kombëtares së Spanjës ka ndeshje të barabarta me Lionel Messin dhe Sergio Ramosin, nga 45.

Busquets 28 ndeshje i ka luajtur në La Liga, dy në UEFA Champions League, 8 në Copa del Rey dhe 7 në Superkugën e Spanjës. Statistikat e tij janë kështu: 21 fitore, 16 humbje (8 barazime)./Lajmi.net/