Një kast i mrekullueshëm femrash në ribërjen e filmit “Ocean’s Eleven” (FOTO)

Anne Hathaway, Sandra Bullock, Cate Blanchett dhe këngëtarja Rihanna, thuhet se kanë nënshkruar kontratën për filmin “Ocean’s Eight”.

ShowBiz

11/08/2016 11:42

Filmat shumë të njohur të serisë “Ocean’s” do të vijnë në një version tjetër.

Një kast i gjithi me femra po planifikohet të rezervohet për të filluar xhirimet për një pjesë që do të ketë emrin “Ocean’s Eight’, përcjellë lajmi.net.

Warner Bros. po përpiqet të nënshkruajë me disa nga aktoret më të njohura në Hollywood, përfshirë këtu Cate Blanchet, Sandra Bullock, Anne Hathaway, Mindy Caling, Helena Bonham Carter e madje edhe Rihanna.

Nëse ky film do të ketë sukses, ai edhe mund të vazhdojë me dy pjesë të tjera, siç ka vazhduar me sukses filmat që kanë realizuar George Clooney e Brad Pitt./lajmi.net

Oecan's Eight