Një i vdekur dhe dy të plagosur pas një sulmi të buallit të ujit

Një burrë ka vdekur dhe dy persona janë plagosur pasi raportohet se janë sulmuar nga një buall uji.

Fun

06/05/2020 10:31

Shërbimet e urgjencës u thirrën në një pronë tregtare në Gwehelog, Monmouthshire, pas raporteve se dy burra dhe një grua ishin sulmuar nga kafsha, transmeton lajmi.net.

Një burrë, 57-vjeçar, nga zona e Gwehelog, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes nga mjekët e Shërbimit të Ambulancës në Uells. Një person tjetër, 19-vjeçar, i cili besohet të ishte djali i tij, u transmetua në Spitalin Universitar të Uellsit, i riu pësoi lëndime kritike gjatë incidentit.

Një grua, 22-vjeçare, gjithashtu nga zona e Gwehelog, pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë, por gjendja e saj nuk është përshkruar si kritike.

Nuk dihet saktësisht se ku ndodhi incidenti, por një fermë në zonë mban buallet e ujit. /Lajmi.net/