Një i vdekur dhe dy të lënduar në Hajvali
Një femër ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra gjatë një aksidenti në trafik në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Lajme
Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari, duke lëvizur me një kamionin të tipit ‘Volvo’, në rrethana ende të panjohura, është ndeshur me veturën e tipit ‘Mercedes’, raporton Express.
Si pasojë e lëndimeve të marra, pasagjerja ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në këët aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe ngasësi i veturës dhe një pasagjere femër, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare.