Një hap tjetër drejt titullit, Arsenali e fiton derbin ndaj Chelseat
Arsenali e ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në Premierligë. “Topçinjtë” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Chelseat, në derbin e javës së 28-të në elitën e futbollit anglez. Saliba kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të me një gol me kokë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Hincapie…
Sport
Arsenali e ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Chelseat, në derbin e javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.
Saliba kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të me një gol me kokë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Hincapie shënoi autogol, duke barazuar shifrat.
Timber e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 66-të.
Katër minuta më vonë, Pedro Neto e mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Chelsean me një lojtar më pak në fushë.
Më pas, Arsenali arriti ta menaxhonte ndeshjen dhe ta mbyllte me fitore.
Me këtë triumf, Arsenali shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City që e ka një ndeshje më pak të luajtur
Në anën tjetër, Chelsea mbetet me 45 pikë në vendin e gjashtë në tabelë.