Një hamburger ndikon më mirë në shëndetin e njeriut se sa ushqimet vegane
Ushqimi i shpejtë i veganëve dhe vegjetarianëve ka më shumë mundësi të ju shkaktojë sulm në zemër se sa një hamburger me mish.
Lifestyle
Dr Aseem Malhotra analizoi mirë ushqimet e shpejta. Ai i renditi ushqimet vegjetariane dhe vegane më të rrezikshme se sa një hamburger me mish, rezultatet ishin surprizuese, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.
Ushqimi vegjetarian dhe vegan nuk është domosdoshmërish më i mirë se sa mishi.
Kardiologu Dr Aseem Malhotra beson që këto lloje ushqimesh kane më shumë mundësi të shkaktojnë probleme në shëndetin e njeriut se sa ato që konsumojmë zakonisht.
Në një video në Youtube, një doktor i renditi ushqimet nga më i miri tek më i keqi. Dhe në mënyrë surprizuese ai tha që ushqimet vegane mund të shkaktojnë sulm në zemër.
Eksperti shpjegoi: “Më shumë karbohidrate dhe më pakë proteinë, kanë mundësi të shkaktojnë sulm në zemër”.
Doktori tha se perimet e McDondald’s kanë nivel të lartë të karbohidrateve dhe një nivel shumë të ulët të proteinave. /Lajmi.net/