Një grua përdhunohet dy herë brenda një ore, edhe nga ai që kërkoi ndihmë

Një grua ishte përdhunuar, dhe më pas kërkoi ndihmë nga një kalimtar. Por edhe ai e përdhunoi. 

Bota

28/09/2014 00:52

Viktima 31-vjeçare sapo ishte sulmuar nga Nicholas Isaac 17 vjeçar derisa po shkonte në shtëpi në New York në ora 5:00 të mëngjesit, pretendojnë prokurorët në një rast gjyqësor.

Gruaja e përdhunuar e cila po përpiqej të shkonte në shtëpi kur e pa Daquan Jackson 20 vjeçar e luti për ndihmë, por edhe ai e përdhunoi, u tha në një seancë gjyqësore në Brooklyn.

Sipas aktakuzës, besohet se gruaja ishte duke ecur për në shtëpi pasi doli nga një bar, kur iu afrua një njeri i cili e goditi dhe e shtriu në tokë.

Ai e kërcënoi se do të qëllojë me armë, dhe pasi kreu punë i mori çantën dhe iku.

Dyshohet se të dy meshkujt kishin bashkëpunuar mes vete. Ata akuzohen për grabitje dhe përdhunim.

Avokati i njërit prej të dyshuarve tha se gruaja po akuzon personin e gabuar dhe se historia e përdhunimit nga dy persona është vetëm fantazi e saj. (lajmi.net)