Një grua në Gjakovë raporton se u sulmua nga burri dhe u ngacmua nga vjehrri
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe është ngacmuar nga vjehrri. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 5 mars 2026 rreth orës 20:30, transmeton lajmi.net. Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe është ngacmuar nga vjehrri.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 5 mars 2026 rreth orës 20:30, transmeton lajmi.net.
Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ndërsa është ngacmuar nga vjehrri.
Pas raportimit të rastit, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Gjakovë 05.03.2026 – 20:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga burri i saj dhe ishte ngacmuar nga vjehrri. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/