Një grua lindi në shtëpi dhe qëndron live në Instagram për 50 mijë ndjekësit e saj

A do të dëshironit që shefi juaj, fqinjët apo edhe personat e huaj që të ju shohin duke lindur?

Fun

10/06/2020 10:20

Një grua është e pasionuar që të tregojë mrekullinë e procesit të lindjes në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj, transmeton lajmi.net.

Emma Isaacs, gruaja e cila lindi në shtëpi dhe ishte live në Instagram që ta shikonin se si zhvillohej procesi i lindjes.

Ajo jeton në Los Angeles dhe ajo bëri një postim duke thënë: “Në rregull shoqëri, me sa duket sot do të kemi një aksin nga foshnja. Do ta mbaj telefonin tim gjatë lindjes që të ju shoh të gjithëve. Do të fillojmë duke ndarë me ju disa fotogragi dhe më pas do të jemi live në momentin që më duket e arsyeshme”.

Emma Isaacs streamed her sixth home birth on Instagram.

Çifti ka 5 fëmijë, Milla 11-vjeçare, Honey 8, Indie 7, Ryder 5, dhe Piper 2. Të gjithë fëmijët kanë lindur në shtëpi dhe ajo dëshiron që edhe fëmijën e radhës ta lind në shtëpi por këtë moment gëzimi ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo vendosi qirinjtë, muzikë dhe mundohej që të qetësohej në mënyrë që të jetë e relaksuar para lindjes në pishinë.

Pas lindjes ajo postoi një shkrim duke thënë: “Faleminderit të gjithëve që shikuat lindjen dhe mirëpritët foshnjën time në këtë botë”. /Lajmi.net/