Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dha një përditësim mbi kujdesin shëndetësor për personat e lënduar gjatë protestës në Tiranë. Sipas Ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias…
Lajme
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dha një përditësim mbi kujdesin shëndetësor për personat e lënduar gjatë protestës në Tiranë.
Sipas Ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), kanë marrë trajtim dhe janë larguar një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues, përcjell A2cnn.