Një grua e shndërron shtëpinë e saj në një parajsë prej ylberi
Jane Gottlieb e shndërroi shtëpinë e saj në Santa Barbara, Kaliforni, në një parajsë prej ylberi, por askush nga fqinjët nuk e pëlqejnë.
Fun
Një artiste e fiksuar në ngjyra transformoi shtëpinë e saj me ngjyra ylberi duke harxhuar një shumë të madhe parash, por fqinjët e saj nuk e pëlqyen fare, transmeton lajmi.net.
Jane Gottlieb, 70-vjeçare, që transformoi shtëpinë e saj, ju deshën dy muaj kohë që ti jepte ngjyrat e dëshiruara brenda dhe jashtë shtëpisë.

Por, fatkeqësisht fqinjët nuk e pëlqyen fare këtë ndryshim që ajo bëri në shtëpinë e saj. Kjo sepse ngjyrat nuk përshtatet me shtëpitë për rreth.
“Askush në lagje nuk e pëlqejnë këtë ndryshim sepse ata të gjithë kanë këto modelet Mediterane të shtëpive, dhe unë kam këtë projekt të mahnitshëm arti”, ka thënë Jane.

Jane që jetonte me bashkëshortin e saj David Obst, 73-vjeçar, do të vije me ide të reja dhe ka thënë që shtëpia e saj do të ndryshojë përsëri ngjyrat.
Kur çifti u shpërngul 23 vite më parë ata shpenzuan dy muaj duke rinovuar shtëpinë dhe duke e organizuar në një mënyrë më moderne. /Lajmi.net/
