Një gabim kaq i madh nuk falet lehtë – gjyqtari që dëmtoi Milanin mbrëmë do të shkojë në Serie B

Milan mund të ketë minimizuar mbrëmë gjasat për titullin e kampionit, por jo krejtësisht për fajin e saj.

Sport

18/01/2022 17:05

Skuadra Rossoneri humbi tri pikë, në një ndeshje ku mund të dilte me fitore. Junior Messias shënoi gol në minutën e 93’ por ky gol u anulua – dhe për çfarë? Për një faull në favor të Milanit.

Ibrahimovic nuk shënoi dot nga gjuajtja e lirë, dhe në një kundërsulm Spezia i shënoi Milanit golin për t’i marrë tri pikët, përcjell lajmi.net.

Gjyqtari u kritikua shumë për anulimin e golit të Messias dhe edhe vet pranoi gabimin e tij. Ai kishte qarë në zhveshtore dhe kishte përfunduar në gjendje shoku.

Sipas raportimeve të Matteo Bonetti, gjyqtari Marco Serra do të ketë një dënim të rëndë.

Pas gabimit të mbrëmshëm, Serra do të rikthehet në Serie B, pasi të përfundojë suspendimin e tij.

Fillimisht pritet që gjyqtari italian të mungojë dy ndeshje, pastaj të kthehet në Serie B. /Lajmi.net/