Një Familje Moderne

Familja e çuditshme Addams do t'i përshtatet edhe epokës sonë, duke u rikthyer në formën e filmit të animuar.

ShowBiz

31/10/2013 22:00

Gomez, Morticia and Xhaxhi Fester janë të gatshëm për t’u rikthyer në jetë. Por, tash si personazhe të animuara në versionin e ri të The Addams Family.

Dy filmat shumë të popullarizuar në vitet e para të 1990’ave – The Addams Family dhe Addams Family Values – e rikthyen interesimin e publikut drejt krijesave makabre të Charlie Addams, të cilat së pari u konceptuan si vizatime për revistën New Yorker.

Më pastaj, disa filma të lirë vizatimorë dhe një përpjekje e pasuksesshme filmike (Addams Family Reunion), e zvetënuan paksa imazhin e dikurshëm. Regjisori Tim Burton dhe Chris Meledandri, producent i Despicable Me, u përpoqën për disa vite ta xhironin një version të Addams Family në teknikën e animacionit me figura prej argjilës, në formatin “kuadër-pas-kuadrit”, por nuk ia dolën, prandaj projekti u anulua në muajin korrik të 2013.

Tash, kompania MGM ka marrë iniciativën që ta realizojë një film të animuar me metrazh të gjatë. Skenari do të shkruhet nga Pamela Pettler, e cila ka marrë pjesë në filmat e animuar Monster House, Corpse Bride dhe 9.

Ende nuk dihet nëse në këtë projekt do të angazhohet edhe Tim Burton.

A.M.

MC Hammer – Addams Groove