Një driblim si ky nuk e kanë bërë as Messi e Ronaldo (Video)

Futbollisti i Spartak Trnava, Jan Vlasko, ka ‘trullosur’ dy futbollistë kundërshtarë me një driblim të jashtëzakonshëm. 

Sport

31/10/2014 14:09

Futbollisti i Spartak Trnava, Jan Vlasko, ka bërë një driblim fantastik, të cilit mund t’ia kenë zili edhe futbollistët më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Pasi depërtoi në krahun e djathtë dhe u dyfishua nga kundërshtarët. Ai ua ktheu shpinën dhe në mënyrë mjeshtërore e ngriti topin mbi ta dhe depërtoi duke e pranuar atë dhe shërbeu për një bashkëlojtar.

Fatkeqësisht, driblimi i tij fantastik nuk u kurorëzua me gol, megjithatë meriton të shikohet disa herë. I jashtëzakonshëm.