Një djalë pesë-vjeçar qëllon vëllanë e tij 12-vjeçar me armë duke menduar që është lodër
Një djalë pesë vjeçar qëlloi dhe vrau vëllanë e tij 12-vjeçar me një armë të ngarkuar që gjeti në pyll duke menduar që është një lodër.
Fun
Viktima dhe vëllezërit e motrat e tij, të moshës pesë dhe shtatë vjeç, ishin në pyll kur më i riu nga tre fëmijët gjeti armën, sipas deklaratës së policisë, transmeton lajmi.net.

Hetuesit specialë folën për pesë-vjeçarin dhe treguan se ai mendonte se ishte një lodër kur e qëlloi vëllanë e tij.
Viktima ishte me të afërmit nga Sharpsburg kur incidenti ndodhi ndërsa fëmijët po luanin në një trampoline, raportoi 11Alive.
Arma u dërgua për analizë të ADN-së me prekje, shtuan autoritetet. /Lajmi.net/
