Një ditë para përvjetorit të sulmit në Banjskë e një javë pas vendimit të Hagës – Qeveria s’e njoftoi fare takimin e Kurtit me Gjuriqin dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e më shumë se një javë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj jave, Kurti ka realizuar takime të ndryshme me liderë e përfaqësues të shteteve, shkruan lajmi.net. Një ditë para përvjetorit të tretë të sulmit terrorist në Banjskë dhe vetëm një javë pas vendimit të…

Lajme

24/09/2026 10:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e më shumë se një javë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj jave, Kurti ka realizuar takime të ndryshme me liderë e përfaqësues të shteteve, shkruan lajmi.net.

Një ditë para përvjetorit të tretë të sulmit terrorist në Banjskë dhe vetëm një javë pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës për katër krerët e UÇK-së, Kurti është ulur në tavolinën e njëjtë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriqin.

Ky takim u realizua pasi përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me këtë takim, ende nuk ka njoftuar as Kurti e as Qeveria e Kosovës ndërsa fotografia është publikuar nga i pari i diplomacisë në Serbi, Gjuriq.

“Zhvilluam një takim me Kaja Kallas, ku shkëmbyem mendime për sfidat aktuale rajonale, mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe prioritetet e përbashkëta që synojnë një rajon stabil, të sigurt dhe të begatë”, ka shkruar Gjuriq në “X”. /Lajmi.net/