Policia publikon bilancin e 24 orëve: 1 aksident me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 2,520 gjoba
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2520 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 13 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje.
