Një burrë me autizëm hap kafen e tij pasi askush nuk e pranon në punë

Ne jemi të gjithë të ndryshëm në mënyrën tonë, por shpesh e harrojmë këtë fakt dhe fillojmë ti gjykojmë të tjerët.

Fun

28/05/2020 10:58

Një person me aftësi të kufizuar përballet me shumë vështirësi gjatë ditës dhe gjatë jetës së tij duke filluar nga punësimi, transporti publik e kështu me radhë, transmeton lajmi.net.

Akoma, është e mundur që ti përballemi sfidave në jetë dhe të realizoni ëndrrat tuaja edhe pse dikush mund të jetë me aftësi të kufizuar, dhe Micheal Coyne është një shembull i mirë.

Ky atlet olimpik është me autizëm, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullimi bipolar.

Kur ai mbushi 21-vjeç, ai filloi të aplikonte për punë të ndryshme, por asnjëherë nuk mori përgjigje pozitive.

Ai shpjegoi që ka aplikuar në shumë vende, dhe askush nuk dëshiron ta punësoj atë, edhe pse ai ka përfunduar një program në spital që ti fitonte aftësitë e kërkuara që duhet ti ketë një punëtorë.

Kështu Michael nuk hoqi dorë edhe pse askush nuk e pranoi në punë, ai vendosi që të hap lokalin e tij dhe të filloj një biznes që ai e zotëron.

Ai mori mësime në lidhje me biznesin dhe e hapi lokalin tij me emrin “Red, White & Brew Coffeehouse”. /Lajmi.net/

YouTube player