Një burrë lë para rrugës së shtëpisë gjëra ushqimore të freskëta dhe njofton në Facebook “Merrni çka ju duhet”

Në këtë kohë krize, shumica e njerëzve po mundohen që ti ndihmojnë të tjerët me gjëra ushqimore që janë më të rëndësishme.

Fun

29/05/2020 12:35

Si shkak i COVID-19 shumica e bizneseve në botë është dashur të mbyllen dhe miliona njerëz kanë mbetur pa punë, transmeton lajmi.net.

Nëse duhet të jemi human dhe të veprojmë në mënyrë humane, tani është koha e duhur duke i ndihmuar të tjerët.

Një burrë nga New York-u vendosi disa gjëra ushqimore të freskëta para rrugës së shtëpisë dhe njoftoi në Facebook duke thënë: “Merrni çka ju duhet”.

Me ndihmën e shokut të tij ai vendosi ushqime të konservuara, lëngje, fruta, vezë, ushqim për kafshët dhe perime.

Ai e publikoi në Facebook sepse dëshironte që ti nxis të tjerët që të veprojnë në mënyrë të njëjtë. /Lajmi.net/