Një burrë e dërgon të dashurën e tij në vendet ku ishin takuat në fillimet e lidhjes në mënyrë që ti kthej kujtesën

Sophie Clayton pësoi një rrjedhje jo të zakonshme nga hunda e saj, në fillim nuk ishte shqetësuese por, pas 15 minutave gjaku filloi të derdhej nga syri i saj i majtë.

Fun

09/04/2020 09:48

Pas kësaj ajo filloi të harroi pothuajse gjithçka nga jeta e saj, duke përfshirë edhe të dashurin, transmeton lajmi.net.

E gjitha kjo ndodhi sepse mollëzat e hundës kishin shkaktuar një çrregullim funksional neurologjik, ku truri i saj ishte shkëputur nga sistemi nervor.

Pas gjashtë muajve, Sophie po rikuperohej duke rindërtuar jetë e saj. Për të kthyer kujtesën e saj përsëri, ajo ka ndihmën e të dashurit Jonathan.

Ai po e dërgon Sophian në të gjitha vendet që ishin të veçanta për të dhe ajo po bie në dashuri përsëri me të.

Jonathan bëri albumin e saj fotografik të momenteve kryesore në marrëdhënien e tyre, duke e dërguar atë përsëri në vendet ku kaluan takimet e tyre të para. /Lajmi.net/