Një bandit godet një të moshuar, i thyen nofullën (Video)

Ky është momenti tronditës kur një bandit rrëzon në tokë një grua më të moshuar me një grusht në fytyrë.

Bota

01/04/2016 11:21

Smith Heather së bashku me burrin e saj Keith Heather, kanë një dyqan në Romford në Londër, transmeton lajmi.net.

Një moment vijnë dy banditë me makinën e tyre dhe parkohen përballë lokalit, gjë që ishte e ndaluar.

Në atë rast çifti i dyqanit, kërkojnë nga dy të rinjtë të largojnë makinën e tyre, pasi kjo i bënë problem edhe konsumatorëve.

Siç shihet të rinjtë duken mjaft agresivë dhe në atë moment fillojnë të përleshen me pronarin e dyqanit. Kamera e sigurimit jashtë dyqanit nuk e vë në pah shumë këtë rast, megjithatë në momentin kur i riu afrohet tek makina e tij, dhe pronarja e dyqanit i kërkon të largohen menjëherë dhe e largon të mos përleshet me burrin e saj, ai e godet në fytyrë me tërë fuqinë duke e rrëzuar në tokë me ç’rast edhe ia lëndon nofullën.

Ajo është dërguar menjëherë në spital ku ka pasur ndërhyrje të menjëhershme në nofullën e saj. Ajo u detyrua të operojë nofullën për shkak se i është thyer nga goditjet e marra.

Policia iu është vënë pas të dyshuarve, ndërkaq pronarët viktima, u kanë ofruar njerëzve 1,000 funta për ata që i japin informacione që policia të arrij t’i arrestojë. /lajmi.net