Një aligator tërheq në ujë një 2 vjeçar, babai tenton t’ia rrëmbej nga goja (Video)
Një aligator rrëmbeu furishëm një djalë 2 vjeçar në një hotel "Disney" afër Orlandos, e që babai i tij u përpoq ta shpëtonte atë.
Bota
Disa orë pas sulmit të mbrëmshëm, edhe sot vazhdon kërkimi për fëmijën e zhdukur, transmeton lajmi.net.
Sipas zyrtarëve babai është futur në ujë për të shpëtuar të birin, por vetëm se kishte pësuar gërvishtje në duart e tij, dhe tentimi për ta shpëtuar djalin ishte i pasuksesshëm.
Familja, sipas raporteve ishin në pushime në Nebraska kur edhe ndodhi incidenti tragjik.
I gjithë vendi është trishtuar nga kjo ndodhi, madje kërkimet për fëmijën 2 vjeçar kanë filluar menjëherë, duke iu bashkangjitur edhe vendasit.
Nuk është e sigurt ende madhësia apo pesha e aligatorit, megjithatë sipas hulumtuesve duhet të jetë rreth 2 metra i gjatë. /lajmi.net.
