Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali, Osmani: Kam besim në të

Ish-ministrja e Drejtësisë, Nita Shala është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali. Lajmin për këtë e ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se ka besim të plotë te ajo. “Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj…

Lajme

15/07/2024 17:29

Ish-ministrja e Drejtësisë, Nita Shala është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali.

Lajmin për këtë e ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se ka besim të plotë te ajo.

“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder. I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Nita Shala paraprakisht ishte zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1 dhe koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje.

Në MD ishte emëruar në mars të vitit 2020.

Nita Shala është doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: