Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për certifikimin e subjektit politik Nisma, e cila ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 nëntorit. Sipas Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike dhe Certifikim, Nisma ka dorëzuar listën e nënshkrimeve të mbështetësve, ka paguar taksën e certifikimit dhe nuk ka…

Lajme

03/12/2025 14:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për certifikimin e subjektit politik Nisma, e cila ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 nëntorit.

Sipas Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike dhe Certifikim, Nisma ka dorëzuar listën e nënshkrimeve të mbështetësve, ka paguar taksën e certifikimit dhe nuk ka asnjë gjobë të papaguar nga PZAP apo KQZ.

“Lidhur me këtë, Zyra rekomandon që të certifikohet ky subjekt për pjesëmarrje në zgjedhje,” u tha në mbledhjen e KQZ-së.