Nisin shitjet e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër në “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë nisur zyrtarisht shitjet e biletave për ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Takimi do të luhet në orën 20:45, dhe pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në kryeqytet, me…

Sport

30/10/2025 18:01

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë nisur zyrtarisht shitjet e biletave për ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi do të luhet në orën 20:45, dhe pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në kryeqytet, me interesim të madh nga tifozët e të dyja kombëtareve, transmeton lajmi.net.

FFK ka bërë të ditur se biletat mund të blihen online në platformën zyrtare të shitjeve:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

    • Tribunat Veri dhe Jug: 10 euro

    • Tribuna Lindje: 20 euro

    • Tribuna Perëndim: 30 euro

    • VIP: 100 euro./lajmi.net/