Nisin problemet për Kosovën, ylli i madh lëndohet në stërvitje

Bernard Challandes nuk do të mund të llogarit në Leart Paçaradën për ndeshjen me Maltën

Sport

11/10/2018 11:04

Kosova sot do të ballafaqohet me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi i majtë, Leart Paçarada është lënduar gjatë stërvitjeve me Kosovën dhe tani është FFK që ka bërë të ditur se ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Maltës.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.