Nisi me këngë e valle, zgjat pak “festa” te Ministria e Arsimit, hidhen mjete piroteknike

Protesta e sotme, e cila hyn në ditën e saj të gjashtë, nisi ndryshe nga ditët e tjera. Të rinjtë marshuan drejt Ministrisë së Arsimit dhe, kur mbërritën para institucionit, ia morën këngës dhe valles, ndërsa efektivët e Policisë i vështronin. Por duket se kjo “festë” nuk ka zgjatur shumë, pasi rreth 30 minuta pas…

Lajme

18/10/2026 13:17

Protesta e sotme, e cila hyn në ditën e saj të gjashtë, nisi ndryshe nga ditët e tjera.

Të rinjtë marshuan drejt Ministrisë së Arsimit dhe, kur mbërritën para institucionit, ia morën këngës dhe valles, ndërsa efektivët e Policisë i vështronin.

Por duket se kjo “festë” nuk ka zgjatur shumë, pasi rreth 30 minuta pas nisjes së grumbullimit të protestuesve, ka nisur hedhja e mjeteve piroteknike, konkretisht kapsollave.