Kishte bërë pazarin për shtëpi, arrestohet qytetari në protestën e Tiranës me qumësht e portokalle në duar: U thashë, po helmoni shqiptarët

Një moment i pazakontë është regjistruar në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie, teksa kishte me vete produktet që kishte blerë për shtëpi, mes tyre qumësht, portokalle dhe dhallë. Në një prononcim, ai tregoi se ishte duke u kthyer në shtëpi kur u përball me efektivët, të cilët, sipas tij, e…

Lajme

18/10/2026 14:13

Një moment i pazakontë është regjistruar në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie, teksa kishte me vete produktet që kishte blerë për shtëpi, mes tyre qumësht, portokalle dhe dhallë.

Në një prononcim, ai tregoi se ishte duke u kthyer në shtëpi kur u përball me efektivët, të cilët, sipas tij, e shoqëruan pasi kundërshtoi përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

“Po iki në shtëpi. Kam qumësht, portokalle, dhallë. U thashë: ‘Po hidhni helm në drejtim të shqiptarëve’, ndaj më morën”, u shpreh qytetari./news24