Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, këto janë oraret dhe dokumentet që ju duhen
Nga sot, 22 tetor 2026, ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë. Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF-Prishtinë, qytetarët mund të vaksinohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) më të afërta, aty ku funksionojnë njësitë e vaksinimit. Për të marrë vaksinën, qytetarët duhet të kenë me vete…
Lajme
Nga sot, 22 tetor 2026, ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF-Prishtinë, qytetarët mund të vaksinohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) më të afërta, aty ku funksionojnë njësitë e vaksinimit.
Për të marrë vaksinën, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin. Ndërkaq, për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal, në mënyrë që të bëhet regjistrimi i të dhënave në sistem.
Vaksinimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) nga ora 07:00 deri në 13:30.
Njësia e Vaksinimit në QKMF-Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë shërbim për t’u mbrojtur nga gripi sezonal. /Lajmi.net/