Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, ky është orari në QKMF

Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Qytetarët këtë shërbim mund ta marrin në QKMF-në më të afërt ku ka njësi vaksinimi. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet njofton banorët e Prishtinës që për vaksinim duhet të kenë me vetë letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes me nr.…

Lajme

22/10/2026 08:59

Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qytetarët këtë shërbim mund ta marrin në QKMF-në më të afërt ku ka njësi vaksinimi.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet njofton banorët e Prishtinës që për vaksinim duhet të kenë me vetë letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes me nr. personal për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.

Orari i vaksinimit në QKMF është nga ora 07:00-20:00 kurse në QMF nga ora 07:00-13:30.