Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Në Kuvendin e Kosovës është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të diskutuar çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi i agjendës për seancën e radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të diskutuar çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi i agjendës për seancën e radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.
Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Pjesë e rendit të ditës janë gjithashtu miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë, shqyrtimi i procesverbalit nga seanca e fundit plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. /Lajmi.net/
