Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diskutohet për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka filluar mbledhjen për situatën në Kosovë, ku në fokus do të jenë zhvillimet politike, gjendja e sigurisë, dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po përfaqëson Kosovën, në mbledhjen…

Lajme

20/10/2026 21:27

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka filluar mbledhjen për situatën në Kosovë, ku në fokus do të jenë zhvillimet politike, gjendja e sigurisë, dialogu Kosovë–Serbi dhe e ardhmja e misionit të UNMIK-ut.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po përfaqëson Kosovën, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

 

Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, pritet të prezantojë raportin e fundit për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.