Nis ceremonia e inagurimit të presidentit Trump

Nis ceremonia e inagurimit të presidentit Trump Donald, për t’u betuar si presidenti i 47-të amerikan, duke shënuar një rikthim politik. Ai pritet të betohet para kryegjyqtarit John Roberts. Ceremonia e betimit të Trump është zhvendosur brenda Kapitolit. Për shkak të ftohtit intensiv ajo është planifikuar të fillojë në mesditë. Të ftuarit kanë filluar të…

Bota

20/01/2025 17:49

Nis ceremonia e inagurimit të presidentit Trump Donald, për t’u betuar si presidenti i 47-të amerikan, duke shënuar një rikthim politik.

Ai pritet të betohet para kryegjyqtarit John Roberts.

Ceremonia e betimit të Trump është zhvendosur brenda Kapitolit. Për shkak të ftohtit intensiv ajo është planifikuar të fillojë në mesditë.

Të ftuarit kanë filluar të mbërrijnë në Kapitolin e SHBA për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, i cili u zhvendos në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ftohta në Uashington.

Ndër të ftuarit që kanë mbërritur në Kapitol janë ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-zonja e parë Hillary Clinton; Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump që do të drejtojë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE); CEO i Apple, Tim Cook; CEO i Meta Mark Zuckerberg dhe prezantuesi i podcast-it Joe Rogan.

Disa nga të zgjedhurit e kabinetit të Trump u panë gjithashtu duke mbërritur, duke përfshirë Doug Burgum – zgjedhja e presidentit të zgjedhur për të udhëhequr Departamentin e Brendshëm – dhe Marco Rubio, i cili mund të jetë sekretari i ardhshëm i shtetit.

Ish-udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell u pa gjithashtu pranë Capitol Rotunda, së bashku me gruan e tij Elaine Chao, e cila shërbeu si sekretare e transportit gjatë administratës së parë të Trump.

Senatori i Pensilvanisë, John Fetterman, u pa gjithashtu duke hyrë në Kapitol me xhup, pantallona të shkurtra dhe atlete. Fetterman ishte senatori i parë demokrat që u takua me Trump pas zgjedhjes së tij.