Nipi i Hashim Thaçit pjesë e listës së PDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka publikuar listën e kandidatëve të saj për asamblistë në Komunën e Prishtinës. Por, ndër befasitë e shumta, ku në masë të madhe shumica janë të rinj dhe garojnë për herë të parë, pjesë e kësaj liste është edhe Albin Thaqi, djali i vëllait të Hashim Thaçit, i…

Lajme

13/08/2025 16:42

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka publikuar listën e kandidatëve të saj për asamblistë në Komunën e Prishtinës.

Por, ndër befasitë e shumta, ku në masë të madhe shumica janë të rinj dhe garojnë për herë të parë, pjesë e kësaj liste është edhe Albin Thaqi, djali i vëllait të Hashim Thaçit, i cili mban numrin 26.

Ai e ka përfunduar shkollën fillore në “Faik Konicë” në Prishtinë, të mesmen në ASK dhe ka studiuar ekonominë, ku më pas ka magjistruar për menaxhment në një vend evropian.