Ngritet alarmi: Kujdes me bateritë e vogla, mund të gëlltiten nga fëmijët

Bateritë e vogla për lodra mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten dhe duhet të mbahen të fshehura larg tyre, ka paralajmëruar NHS në Britani.

Lifestyle

25/12/2019 23:37

Profesori Stephen Powis, drejtori mjekësor i NHS, u bëri thirrje prindërve të jenë vigjilentë gjatë periudhës së festave të fundvitit, kur në mënyrë të pashmangshme do të ketë më shumë bateri përreth.

Ato gjenden në dritat festive, kartat muzikore të Krishtlindjeve, zbukurimet, si dhe lodrat dhe telekomandat.

Gjithashtu të njohura si “bateri monedhash”, ato mund të djegin një vrimë në fyt, që mund të çojë në gjakderdhje katastrofike të brendshme dhe vdekje në më pak sa dy orë.

Në shtator, dyvjeçarja Elsie-Rose, nga Sheffield, gati sa vdiq pasi gëlltiti një bateri që kishte rënë nga një lodër.

Javën e kaluar, pesëvjeçarja Shaylah Carmichael, nga Melbourne, ishte në gjendje kome të induktuar pasi u zbulua se kishte një bateri në fyt.