Ngritën temperaturat, moti për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Lajme
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e enjte parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të jetë drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.