Ngordhë ‘aligatori i Hitlerit’ në moshën 84-vjeçare

Një aligator që iu mbijetoi sulmit me bomba në Berlin përgjatë Luftës së Dytë Botërore mësohet t'i përkiste nazistit Adolf Hitleri.

Fun

25/05/2020 22:26

Kopshti zoologjik shkroi në një prononcim në internet se aligatorit, të quajtur Saturn, iu dha një “kujdes dhe vëmendje e madhe”, shkruan Huff Post, transmeton lajmi.net.

Kur Saturni lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1936, ai u dhurua në kopshtin zoologjik të Berlinit “pothuajse menjëherë pas lindjes”, thuhet në deklaratë.

Kopshti Zoologjik i Berlinit u godit gjatë disa sulmeve me bomba në Luftën e Dytë Botërore, dhe në vitin 1943 objekti u shkatërrua, duke mbytur shumë nga kafshët që ishin në përkujdesje të kopshtit.

Në 1946, Saturni u dhurua nga forcat britanike në Berlin për sovjetikët, të cilët dorëzuan zvarranikun më pas në kopshtin zoologjik të Moskës.

“Pothuajse menjëherë, lindi miti se ai gjoja ishte nën mbikëqyrjen e Hitlerit, dhe jo në kopshtin zoologjik të Berlinit”, tha kopshti zoologjik në njoftimin e tij. /Lajmi.net/