Ngjarjet e ditës së sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje. Në kuadër të këtyre ngjarjeve është edhe që komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. Ngjarjet e ditës: Kryetari i Prizrenit,…

Lajme

13/12/2022 07:57

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve është edhe që komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.

Ngjarjet e ditës:

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)

Lansohet kampanja” A mund të më shpëtojë teknologjia, a mund të më dëmtojë teknologjia”. Marrin pjesë Zv. Kryeministrja Emilia Rexhepi, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.( Swiss diamond. Ora 09 : 30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. Të ftuar: ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Mbahet marsh paqësor për Mitrovicën, Kosovën dhe paqe në botë me moton, ” Ejani, marshoni, demostoni vetveten, sfidoni, vetvendosuni, guxoni, besoni se me mendim dhe qëllim të mirë, energji pozitive të keqen do ta parandalojmë. ( Sheshi” Zahir Pajaziti, ora 11:00)

Federata e Notit mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Kjo konferencë organizohet me qëllim të informimit të opinionit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn te Australisë, nga Astrit Haliti. ( Zyrat e Federatës se Notit të Kosovës, Shtëpia e Sportit, ora 12:00)

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)./Lajmi.net/