Ngacmohet seksualisht një e mitur në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të premtën në Drenas. Viktima, një femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka të meta mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar…

Lajme

10/01/2026 08:55

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të premtën në Drenas.

Viktima, një femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka të meta mendore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“NGACMIM SEKSUAL

Drenas 09.01.2026 – 16:50. Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.