Nga vajza e vogël me plotë ëndrra deri tek realizimi për t’u bërë Miss Kosova, rrëfehet Erza Cikaqi

Erza Cikaqi, Miss Kosova 2023, pritet këtë muaj ta dorëzoj kurorën e më të bukurës e cila e mban tash e një vit. Ajo në një intervistë për Lajmi.net, është shprehur se drejt kësaj ëndrre personat të cilët e kanë motivuar kanë qenë prindërit e saj . Cikaqi thotë se qëllimet i ka të qarta…

ShowBiz

08/07/2024 16:11

Erza Cikaqi, Miss Kosova 2023, pritet këtë muaj ta dorëzoj kurorën e më të bukurës e cila e mban tash e një vit.

Ajo në një intervistë për Lajmi.net, është shprehur se drejt kësaj ëndrre personat të cilët e kanë motivuar kanë qenë prindërit e saj .

Cikaqi thotë se qëllimet i ka të qarta pasi do ta dorëzoj kurorën.

“Qëllimi jem i radhës pasi ta dorëzoj kurorën Këtë muaj është vazhdimi i fakultetit me e pas një punë stabile me kriju një familje edhe shpresoj që karrierën mos me lan”, ka thënë ajo.

Sipas saj gjatë provave dhe evenitit të Miss Kosova 2023, konkurenca ka qenë tejet e vështirë por që ka qenë producenti i saj i cili e ka ndaluar që ta lërë garën përgjysmë.

“Konkurenca ka qenë e madhe edhe ne fund te eventit kum dasht me u dorezu mirëpo ka qenë producenut qe mka thane mos e le”.

Ajo ndër të tjera thotë se si Miss Kosova një vajzë mund të ketë shumë sfida që nga ndryshmi i karakterit, i veshjes e pjesë të tjera.

Pyetjes se a i lejohet një miss-i të ketë operacione estetike i ka dhënë përgjigje Erza e cila thotë se është e lejuar përderisa një grua nuk ndjehet rehat me vetën.

“Une jam pro ndërhyrjeve sepse nëse nuk nihesh mire me veti nuk ki me u ni me asni person. Kur jam zgjedh miss kosova une nuk kum pas mirëpo kam”, është shprehur ajo.

Ndërkaq  Miss Kosova 2023 ka treguar edhe për hobitë e saj që nga muzika e deri te astrologjia.

Kënga e saj më e re pritet të publikohet këtë javë, derisa promovimi i këngës do të bëhet në eventin e Miss Kosova 2024 me 13 korrik. /Lajmi.net/