Nga tregu do të largohen mallrat serbe që s’janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut që të largojë nga tregu të gjitha mallrat nga Serbia, të cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit.

Lajme

31/05/2020 21:38

Urdhëresa e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) hyn në fuqi menjëherë.

Lexo edhe: 

Blerje e madhe e produkteve serbe, 30 milionë euro mallra u importuan në Kosovë nga shteti fqinj

Urdhëresa e ministres Hajdari vjen pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja të reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë, sipas së cilave në Kosovë nuk mund të hyjnë maune në dokumentacionet e të cilave nuk shënohet emërtimi Republika e Kosovës. /Lajmi.net/