Nga Presidenca deklarohen pas ndërprerjes së seancës: Nuk na ka ardhur asnjë letër

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Ndërprerja e seancës u bë për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Për këtë Dehari tha do t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, rreth…

Lajme

15/04/2025 14:21

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ndërprerja e seancës u bë për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Për këtë Dehari tha do t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, rreth asaj se si duhet të vazhdohet tutje.

“Detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”, ka deklaruar Dehari.

Lidhur me këtë për lajmi.net, këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë letër nga kuvendi.

“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë Kupina.

Rregullorja e Kuvendit thekson se në rast se seanca ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

Praktikisht, kjo nënkupton se, nëse në seancën e 15 prillit nuk konstituohet Kuvendi, atëherë ajo duhet të ndërpritet, por një e re duhet të mbahet më së largu deri të enjten në kohën e njëjtë. /Lajmi.net/