Hoti i del në mbrojtje Mehmetajt, s’pajtohet me Gecin: Kur sulmohet fjala e lirë, rrezikohemi të gjithë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për të cilën është arrestuar ish-deputeti Gani Geci, i cili ka qenë deputet i LDK-së dhe mbetet aktivist i kësaj partie. Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se e drejta e gazetarit për të shprehur mendimin e tij…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, për të cilën është arrestuar ish-deputeti Gani Geci, i cili ka qenë deputet i LDK-së dhe mbetet aktivist i kësaj partie.
Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se e drejta e gazetarit për të shprehur mendimin e tij duhet të mbrohet, pavarësisht nëse të tjerët pajtohen apo jo me qëndrimet e tij, transmeton lajmi.net.
“Lirim Mehmetaj mund të ketë mendime me të cilat pajtohemi ose jo, por kjo nuk e zbeh të drejtën e tij për të folur lirshëm”, ka shkruar Hoti.
Ai ka theksuar se shoqëria nuk duhet të heshtë kur gazetarët përballen me sulme për shkak të fjalës së tyre.
“Unë jam në mbrojtje të Lirimit dhe të drejtës së tij që të flasë pa frikë. Sepse kur sulmohet fjala e lirë, rrezikohemi të gjithë”, ka deklaruar Hoti.
Reagimi i deputetit të LDK-së vjen pas rastit të kanosjes ndaj Mehmetajt, ndërsa Gani Geci, i cili është arrestuar lidhur me këtë rast, ka qenë përfaqësues i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdon të jetë aktivist i saj./lajmi.net/