S’ka President, shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Që nga viti i kaluar, shteti i Kosovës po përballet me kriza të vazhdueshme politike. Viti 2025 kaloi i gjithi pa arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit duke e dërguar kështu vendin në zgjedhjet e dyta presidenciale brenda vitit. Më 28 dhjetor, zgjedhjet sollën një rezultat tjetër, duke i mundësuar Vetëvendosjes të formoj shumicën parlamentare…
Lajme
Që nga viti i kaluar, shteti i Kosovës po përballet me kriza të vazhdueshme politike.
Viti 2025 kaloi i gjithi pa arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit duke e dërguar kështu vendin në zgjedhjet e dyta presidenciale brenda vitit.
Më 28 dhjetor, zgjedhjet sollën një rezultat tjetër, duke i mundësuar Vetëvendosjes të formoj shumicën parlamentare në Kuvend, të zgjedh kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun e më pas të formoj edhe Qeverinë.
Por, nuk mbaroi me kaq.
Më 5 prill, Presidentja Vjosa Osmani e përfundoi mandatin e saj, duke i hap rrugë presidentit të ri. Ndonëse ajo e shprehi publikisht dëshirën edhe për një mandat, ajo nuk u mbështet nga Lëvizja Vetëvendosje duke krijuar kështu një çarje mes raporteve Kurti-Osmani, dyshes që arriti të fitoj mbi 50% të votave në 2021-tën.
Më 5 mars, Kuvendi provoi të zgjedh presidentin, saktësisht mazhoranca, duke i vendosur në votim Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha Kolçakun, por opozita nuk mori pjesë në këtë seancë, dhe duke mos pas kuorum ajo u ndërpre.
Menjëherë pas saj, Osmani e nënshkroi dekretin për shpërndarje të Kuvendit, dekret që u anulua nga Gjykata Kushtetuese që i dha kohë Kuvendit edhe 34 ditë për të zgjedhur presidentin. Por as ajo nuk kreu punë.
Pas këtyre takimeve. kryeministri Albin Kurti i realizoi disa takime me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun por që nuk sollën rezultat.
Ata nuk arritën një marrëveshje politike për një kandidat koncensual, ndonëse Kurti i ofroi Abdixhikut edhe postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri apo postin e kryeparlamentarit, por kjo nuk u pranua nga Abdixhiku pasi u pa si pazar politik.
Pas 5 marsit, Kurti nuk arriti të takohet me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën pasi që ky i fundit kërkoi një letër zyrtare ku Kurti shkruante temën e jo ftesë përmes rrjeteve sociale, por këtë Kurti nuk e dërgoi.
Të shtunën më 27 prill, Kurti i tha opozitës t’i propozojnë tre emra për President por as kjo nuk u pranua nga opozita pasi e panë si “kurth të Kurtit”.
Të hënën ai propozoi në Kuvend dy kandidate të reja për Presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, por seanca nuk pati kuorum. Gjithsesi, Kuvendi votoi në raund të parë që nga opozita u pa shkelje e rendit kushtetues.
Seanca më pas u ndërpre, për të vazhduar edhe tri herë gjatë të martës që nuk solli rezultat.
Para seancës së fundit të orës 23:00, Kurti i tha LDK-së t’i sjell 15 nënshkrimet e që tha se tjerat ia jep VV-ja edhe nëse e kandidojnë Vjosa Osmanin, por që LDK nuk pranoi.
Ata e panë këtë ofertë të Kurtit që Osmani të jetë kundërkandidate e Feride Rushitit, kandidates së VV-së e më pas të krijohet kuorumi dhe Rushiti të zgjidhet Presidente.
Seanca e orës 23:00 gjithashtu dështoi pasi opozita nuk mori pjesë në Kuvend dhe nuk pati kuorum, duke mbaruar çdo mundësi për të zgjedhur Presidentin. Siç edhe kishte bërë të ditur Gjykata Kushtetuese nga aktgjykimi i fundit i nxjerrë një muaj më parë sonte s’ka nevojë për dekret pasi Kuvendi do shkarkohet pas orës 00:00 në rast se nuk zgjidhet presidenti, siç edhe ndodhi.
Nesër pritet që të shpallen zgjedhjet nga U.D e presidentes së Kuvendit, Albulena Haxhiut.
Ato sipas Eugen Cakollit të IKD-së, mund të mbahen me 30 maj ose 7 qershor. /Lajmi.net/