Lajmërohet Abdixhiku: Kurti e pa Osmanin vetëm si kuorum, ne e pamë ndryshe – Dallimin do ta vendosë populli i Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë sot për shkak se nuk është zgjedhur Presidenti i Kosovës. Ai ka thënë se vendi po shkon në zgjedhje sepse pushteti me 51% ka kërkuar nënshtrim ndërsa sipas tij ata kanë zgjedhur Republikën. “Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam. Kërkuan emra. Thamë…

Lajme

29/04/2026 00:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë sot për shkak se nuk është zgjedhur Presidenti i Kosovës.

Ai ka thënë se vendi po shkon në zgjedhje sepse pushteti me 51% ka kërkuar nënshtrim ndërsa sipas tij ata kanë zgjedhur Republikën.

“Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam. Kërkuan emra. Thamë Vjosën. E injoruan. Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim. Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin. Këtë s’mund ta kishin”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se VV e pa Vjosa Osmanin vetëm si kuorum, si numër plotësues për kandidaten e tyre për Presidente.

“Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës. Ky është dallimi i madh mes nesh. Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të Kosovës, që duan Kosovë normale, pa drama, pa propagandë dhe siç ka thënë ai me dinjitet brenda LDK-së për çka është shprehur optimist se do ta kenë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: