Nga arti i Rilindjes në stilin barok: fotoja e Trump në samitin e G7-ës shpërthen fantazinë e rrjeteve sociale

Fotografia e kancelares Angela Merkel e cila i bën hije presidentit Trump të ulur në karrike, me liderët e tjerë përreth, merr trajtimin “e duhur” në rrjetet sociale.

Fun

12/06/2018 09:08

Një foto e kancelares Angela Merkel dhe liderëve të tjerë botërore që qëndrojnë në këmbë përballë presidentit Donald Trump, të ulur në karrike, gjatë samitit të së premtes së G7-së, është shndërruar në një mem virale në rrjetet sociale, ndërsa përdoruesit e tyre kanë qenë të shpejtë për ta përngjasuar imazhin me çdo gjë, që nga arti i Rilindjes e deri tek një skenë nga “Apprentice”.

Samiti i G7-ës mblodhi liderët botërore nga Gjermania, Japonia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Italia, Franca dhe Britania e Madhe në Charlevoix, Quebek gjatë fundjvaës. Samiti i këtij viti pati fokus të veçantë mbi tregtinë.

Sidoqoftë, imazhi që zuri vend nga samiti, ishte i tillë në të cilin duken qartë ndasitë brenda grupit. Zyra e kancelares gjermane, Merkel e postoi fotografinë e qëlluar në Instragram të shtunën me paragrafin: takim spontan midis dy sesioneve të punës.

Fotografia e cila është shkrepur nga fotografi zyrtar i kabinetit gjerman, Jesco Denze, u veçua shpejt për ngjashmërinë e saj të pagabueshme me një pikturë klasike.

Ka nga ata që nuk e pranojnë këtë ngjashmëri, por e shohin fotografinë si një pikturë e stilit barok.

Disa përdorues aluduan për tensionet e fshehura midis dy lidervëe botërorë. Pasi Trump u tërhoq nga marërveshja bërthamore me Iranin dhe vendosi tarifa tregtare, samiti u ri-emërtua nga shumë gazetarë si samiti “G6 plus një”.

“Do paguaja një pasuri për të ditur monologun e brendshëm të Angela Merkel”. “Thjesht na thuaj se çfarë ka Vladimiri për ty. Ndoshta mund të ndihmojmë”.

“Duket si një episod nga “Apprentice”, versioni i të famshmëve, kur Trump po përgatitet të pushojë Angela Merkel për shkak se plani i saj i marketingut për strudelin nuk ia arriti.

Pas samitit katastrofik të G7-ës, Donald Trump ka mbërritur në Singapor në pritje të takimit të tij historik me Kim Jong-un. Dy liderët do të diskutojnë fatin e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriu