Nga ‘Aeroporti i Prishtinës’ gjatë korrikut në Kosovë hynë më shumë se 221 mijë persona
Mësohet se në pikat kufitare të Kosovës, kanë hyrë më shumë se 700 mijë persona vetëm në muajin korrik, përderisa nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë këtij muaji hynë më shumë se 221 mijë persona.

Lajme
Dy shtetet dominuse sa i përket ardhjeve të mërgimtarëve janë nga Zvicra dhe Gjermania. Këto dy shtete prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë këtë vit, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa.
Vetëm gjatë muajit korrik 2021 përmes pikë kalimeve kufitare në Republikën e Kosovës kanë hyrë 760,859 persona, thanë nga Departamenti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (DPP).
Nga ana tjetër përmes Aeroportit të Prishtinës vetëm gjatë muajit korrik, kanë ardhur 221,729 mërgimtarë, shprehet zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari, Valentina Gara.