Nga 8 tetori, Mitrovica nis aksionin kundër parkimeve që pengojnë trafikun
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga 8 tetori 2026 do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj automjeteve që nuk respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalizimin horizontal e vertikal. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndalja apo parkimi i automjeteve në vende ku pengohet qarkullimi dhe qasja e lirë e pjesëmarrësve në trafik…
Lajme
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga 8 tetori 2026 do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj automjeteve që nuk respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalizimin horizontal e vertikal.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndalja apo parkimi i automjeteve në vende ku pengohet qarkullimi dhe qasja e lirë e pjesëmarrësve në trafik nuk do të lejohet.
Automjetet që do të konstatohet se pengojnë qarkullimin do të bllokohen dhe zhvendosen me auto-merimangë, në përputhje me rregullat në fuqi.
Komuna ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë qytetarët.