“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka nisur vizitën në Vatikan nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet Zoja e Këshillit të Mirë. Ai për vizitën njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku bëri me dije gjithashtu se që nga vitit 1467 në bazilikë nuk ka shkelur asnjë kryetar shtetit apo qeveri…
Lajme
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka nisur vizitën në Vatikan nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet Zoja e Këshillit të Mirë.
Ai për vizitën njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku bëri me dije gjithashtu se që nga vitit 1467 në bazilikë nuk ka shkelur asnjë kryetar shtetit apo qeveri shqiptare.
“VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467”.
“Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte të vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Këshillit të Mirë, e cila thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”, shkroi ai.