Nga 13 mijë në 45 mijë | Deputeti i VV-së nuk tregon si ju shtuan votat, merret me Kocin: Unë nuk e rruaj kokën para medive për “like”
Deputeti në ardhje i VV-së, Alban Bajrami, të cilat iu kanë shumëfishuar votave në zgjedhjet e fundit nuk i ka pëlqyer kritika e avokatit Arianit Koci. Ky i fundit, kishte shprehur habinë e tij se si Bajrami nga rreth 13.000 vota sa kishte marrë në shkurt 2025, në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte marrë 45.000.…
Lajme
Deputeti në ardhje i VV-së, Alban Bajrami, të cilat iu kanë shumëfishuar votave në zgjedhjet e fundit nuk i ka pëlqyer kritika e avokatit Arianit Koci.
Ky i fundit, kishte shprehur habinë e tij se si Bajrami nga rreth 13.000 vota sa kishte marrë në shkurt 2025, në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte marrë 45.000.
Ndaj kësaj pyetje të avokatit, mbrëmë ka reaguar zyrtari i VV-së.
Duke mos u marrë shumë me pyetjen e Koci dhe të autorit të emisionit “Info Nata”, Bajrami është marrë me veprimet e Kocit.
Sipas tij, protesta e Koci gjatë verës para Kuvendit ishte për “llajka”.
“Për dallim prej tij, unë për asnjë çmimi nuk e rruaj kokën para mediave siç e ka bërë ai për pak llajka në Facebo0k”, ka thënë Bajrami.